Promovimi i librit “Dorëshkrimi fanaroit” në librarinë Dukagjini - Gazeta Express
string(62) "promovimi-i-librit-doreshkrimi-fanaroit-ne-librarine-dukagjini"

Arte

Gazeta Express

03/02/2025 14:28

Promovimi i librit “Dorëshkrimi fanaroit” në librarinë Dukagjini

Arte

Gazeta Express

03/02/2025 14:28

Libri “Dorëshkrimi fanariot” nga autorja Doina Ruşti do të promovohet më 4 shkurt, të martën, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”.

Për të diskutuar rreth librit, panelistë do të jenë:
Maniela Sota, përkthyese e librit;
Osman Gashi, profesor i letërsisë.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Shënim: “Dorëshkrimi fanariot” nga autorja Doina Ruşti është pjesë e kolanës “Effugium” – Evropa Kreative.

Shënim për librin:

Libri “Dorëshkrimi fanariot” është një roman me personazhe të shumta dhe një ngjarje jashtëzakonisht interesante – një rikonstruktim i një historie dashurie. Ky libër është konsideruar, me të drejtë, vepra më e mirë e autores, e cila ka shprehur një interesim të theksuar për historinë e Bukureshtit të shekullit XVIII. Ajo na e sjell Bukureshtin, të perceptuar nëpërmjet letërsisë së fiksionit.

Shënim për autoren:

Doina Ruşti është shkrimtare dhe akademike rumune, e njohur për romanet e saj historike dhe bashkëkohore. Ajo ka studiuar letërsinë rumune në Universitetin e Bukureshtit dhe ka doktoruar në histori letrare. Veprat e saj shpeshherë përfshijnë tema të historisë rumune, të folklorit dhe të mistikës, duke i ndërlidhur ato me kontekstin bashkëkohor. Shkrimtarja Doina Ruşti njihet për thellësinë intelektuale dhe stilin e saj lirik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement