Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut zbulon grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe shtetet e tjera - Gazeta Express
string(119) "aksioni-vardar-i-europol-it-ne-maqedonine-e-veriut-zbulon-grupin-qe-falsifikonte-para-per-ne-kosove-dhe-shtetet-e-tjera"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 13:37

Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut zbulon grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe shtetet e tjera

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 13:37

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me aksionin “Vardar”, ku 10 persona u arrestuan nën dyshimin për falsifikim dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara.

Sipas MPB-së në Maqedoninë e Veriut, aksioni ka filluar pas formimit të një grupi të organizuar kriminal që përfshinte shtetas maqedonas dhe serbë, i cili prodhonte para të falsifikuara në një banesë në Shkup duke përdorur makineri speciale dhe pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë të parave.

Grupi e lëshonte këtë monedhë të falsifikuar në qarkullim në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, dhe pjesa më e madhe e saj përfundonte në shtete të tjera, si Austria, Gjermania, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Kosova.

Si pjesë e aksionit, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Prilep, ku janë arrestuar 9 persona nga Shkupi dhe një nga Velesi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement