Nëse e keni qef muzikën, këtë javë mundeni me këndu, me vallzu, më u mahnit me operë e balet, me techno, metal dhe soul: plot ngjarje, lansime singlash dhe albumesh. Bash gjithçka për gjithkond: Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen ‘Hope’ me shënu Ditën botnore kundër kancerit; premiera e operës madhështore ‘Aida’ të Giuseppe Verdit shfaqet nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë; eventi ‘Megadance’ sjelle plot DJ të mirë në Zone; Lui$a vjen me një single të ri pak soul Prishtine me shije losanxhelosiane, Frisson vjen me EP album dhe koncert me zo të ashpër metal.
E sjellim edhe programin e shfaqjeve teatrale të shkurtit nga Teatri i Gjilanit; nje prezantim dhe debat për reciklim moderume nga Engjëll Rodiqi në Hackerspace, dhe krejt n’fund prezantojmë skulpturat gjigante urbane të Pëllumb Meta, inspirume prej artistëve si Kaws dhe Orlinski.
Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link:
https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-3-shkurt