Enver Hoxhaj në Vraniq të Suharekës: Zemra e fitores së PDK-së rreh fort këtu - Gazeta Express
string(76) "enver-hoxhaj-ne-vraniq-te-suharekes-zemra-e-fitores-se-pdk-se-rreh-fort-ketu"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2025 23:54

Enver Hoxhaj në Vraniq të Suharekës: Zemra e fitores së PDK-së rreh fort këtu

Lajme

Gazeta Express

02/02/2025 23:54

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi me mbështetës në Vraniq të Suharekës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj vlerësoi pjesëmarrjen dhe përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar Vraniqin si një pikë të rëndësishme të fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Vraniqi i Suharekës sonte shkëlqeu si gjithnjë – zemra e fitores rreh fort këtu, drejt 9 shkurtit të madh!” shkroi Hoxhaj, duke e shoqëruar mesazhin e tij me sloganet e fushatës #PDK131 dhe #Hoxhaj4️⃣.

Ky postim vjen në kuadër të takimeve intensive që Hoxhaj po zhvillon në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se 9 shkurti do të shënojë një fitore historike për PDK-në.

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement