Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar për pjesëmarrje qytetarët e Obiliqit në tubimin e së dielës.
Abdixhiku deklaron se “tashmë është e qartë, LDK-ja dhe populli janë bërë një”.
Ai shprehet “fitore dhe asgjë më pak”.
“Ju faleminderit shumë Obiliq. Ju faleminderit për tubimin madhështor. Jam këtu të ju them se po, unë, ju, LDK-ja dhe Kosova, kemi me ia dalë. Prandaj Obiliq… Tashmë është e qartë, LDK-ja dhe populli janë bërë një. 124! Prandaj, më lejoni të ju them, se po shkojmë veç për fitore dhe asgjë më pak. Fitore, dhe asgjë më pak se kaq!”, është shprehur Abdixhiku.
Video: