Vojvoda ndërron klub, por jo edhe ligën, nesër zyrtarizimi - Gazeta Express
string(56) "vojvoda-nderron-klub-por-jo-edhe-ligen-neser-zyrtarizimi"

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 20:39

Vojvoda ndërron klub, por jo edhe ligën, nesër zyrtarizimi

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 20:39

Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me Torinon, dhe pas negociatave që nuk dhanë fryt, Mërgim Vojvoda ka zgjedhur rrugën e largimit.

Mbrojtësi i djathtë kosovar mund të quhet lojtari më i ri i Comos, i cili drejtohet nga Cesc Fabregas.

30-vjeçari ka pesë vite të kaluara me Torinon, dhe kështu ka një përvojë goxha të mirë në Serie A.

Me Comon, Vojvoda do të nënshkruajë kontratë trevjeçare e gjysmë, njofton gazetari Gianluca di Marzio.

Ndërkohë “Sky Sport” bën me dije se lojtari kosovar nesër do të nënshkruajë kontratën e tij me Comon dhe ditëve të ardhshme edhe do të prezantohet nga klubi.

Gjatë karrierës së tij, Vojvoda kishte luajtur edhe për Standard Liege në Belgjikë, derisa ka kaluar edhe ca periudha të shkurtëra në huazim në klube të ndryshme, po në këtë shtet./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement