Mbrëmjen e djeshme dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në Malësi të Madhe. Dy autorët pasi kanë debatuar me vëllezërit Kurtaj kanë qëlluar me armë në ajër me rreth 100 plumba.
Autorët 22-vjeçari Erion Vocrri dhe 27-vjeçari Rivaldo Zmijanens (Palanaj) kishin shkuar që vidhinin por u zbuluan nga banorët e zonës.
Ndërkohë policia është në kërkim të tyre dhe po vijon punën për kapjen dhe arrestimin. Ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.