Kolo Muani barazon rekordin e Tevezit, në dy ndeshjet e tij të para me Juventusin - Gazeta Express
string(80) "kolo-muani-barazon-rekordin-e-tevezit-ne-dy-ndeshjet-e-tij-te-para-me-juventusin"

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 16:45

Kolo Muani barazon rekordin e Tevezit, në dy ndeshjet e tij të para me Juventusin

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 16:45

Randal Kolo Muani ka shënuar në dy paraqitjet e tij të para me Juventusin, duke barazuar rekordin e ish-juventinit, Carlos Tevez, raporton “Opta”.

Kolo Muani ka shënuar tri gola në dy ndeshjet e tij të para me Juventusin, pasi iu bashkua klubit nga PSG-ja në formë huazimi.

Francezi kontribuoi me dy gola në fitoren prej 4-1 të Juventusit ndaj Empolit.

Ai kishte shënuar gol edhe në debutimin e tij javën e kaluar, në duelin ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona”.

Siç raportohet nga “Opta” në “X”, Kolo Muani është lojtari i dytë në histori të Juventusit, që shënon në dy ndeshjet e para, duke qenë vetëm pas Carlos Tevezit.

Ish-ylli argjentinas iu bashkua Juventusit në vitin 2013 dhe shënoi në dy ndeshjet e tij të para në Serie A, ndaj Sampdorias dhe Lazios.

Tevezi kaloi dy vite në Turin, duke shënuar 50 gola në 96 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Kolo Muani i është bashkuar Juventusi nga PSG-ja në një huazim të thjeshtë, me “Zonjën e Vjetër” që nuk ka mundësi ta bëj të përhershëm transferimin e tij gjatë verës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement