LDK kërkon angazhim maksimal më 9 shkurt: Sigurohuni që secili të votojë - Gazeta Express
string(71) "ldk-kerkon-angazhim-maksimal-me-9-shkurt-sigurohuni-qe-secili-te-votoje"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/02/2025 11:17

LDK kërkon angazhim maksimal më 9 shkurt: Sigurohuni që secili të votojë

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/02/2025 11:17

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të mbështetësve të partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Detyra juaj është që të bindni edhe një person tjetër që këtë të diele ta votojë për LDK-në. Ne kemi nevojë që ju të punoni me gjithë fuqinë tuajkëtë javë.” – deklaroi Mustafa gjatë një konference per media.

Mustafa i ka inkurajuar përkrahësit e LDK-së që të angazhohen aktivisht në ditët e fundit të fushatës, duke i kërkuar atyre të bindin të paktën një person tjetër për të votuar për LDK-në ditën e zgjedhjeve.

“Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje.” – tha Mustafa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement