“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, detaje të reja për tragjedinë me 3 viktima në Gjakovë - Gazeta Express
string(94) "u-shemb-pllaka-e-nje-shtepie-te-pabanuar-detaje-te-reja-per-tragjedine-me-3-viktima-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2025 0:56

“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, detaje të reja për tragjedinë me 3 viktima në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

02/02/2025 0:56

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Detaje të reja për Gazetën Express dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.

Ai tha se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement