Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK’së.
Hoti në emisionin Pressing në T7 thotë se nuk ka konsideratë për Gërvallën dhe kolëgët e saj që janë rritur në shtëpinë politike të LDK’së, ndërsa tentojnë ta poshtrojnë atë.
“Nuk i komentoj fare, se nuk kam konsideratë fare për të edhe për plot kolegë të saj që janë rrit, janë formu në një shtëpi politike që është nder me qenë pjesë e kësaj shtëpie, sic është LDK’ja.
Këta njerëz janë rrit janë formu e janë rrit në këtë organizatë politike, e tash kanë dalë në kampin tjetër, e që është e drejtë e tyre për këtë, por mënyra se si e fyejnë, e se si tentojnë ta poshtërojnë shtëpinë e tyre politike, më bëjnë që mos të kem asnjë konsideratë për këta njerëz, jo vetëm politike, por as njerëzore”, tha ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...