Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e madhe të mësimdhënësve për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi madhështor në Prizren.
Në vazhdën e videoparaqitjeve nga takimet elektorale, Krasniqi ka deklaruar se besimi i mësimdhënësve te Bedri Hamza është i palëkundur, sepse ai ka një zotim të qartë për ta.
“Këto duartrokitje janë të vërteta sepse vijnë nga zemra. Janë nga zemra sepse këta mësimdhënës besojnë dhe e dinë se Bedri Hamza do t’ua rrisë pagat për 50 për qind. Bedri Hamza e mban fjalën,” ka thënë Krasniqi.
PDK ka premtuar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin e arsimit, duke e vendosur mbështetjen për mësimdhënësit si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...