Rama i bindur për fitore në 11 maj: Koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030 - Gazeta Express
string(91) "rama-i-bindur-per-fitore-ne-11-maj-koha-qe-shqiptaret-te-perdorin-voten-per-shqiperine-2030"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2025 15:59

Rama i bindur për fitore në 11 maj: Koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2025 15:59

Më objektivin për tu antarësuar në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.

“Në atë majë do vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Nga Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos e djegin votën për forcat e tjera politike.

“Kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë.

Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke thënë se Shqipëria nuk e ka patur kurrë një shtet të së drejtës siç e ka në qeverisjen e Partisë Socialiste. Kryesocialisti kërkoi nga të rinjte në Partinë Socialiste që të dyfishojnë punën në terrenë.

“Të gjithë të rinjtë duhet ta dinë që kur do të merresh me politikë nuk është e lehtë, të ulin kokën e të nisin punën. Rruga e politikës s’është e lehtë. Të rinjtë e PS të dyfishojnë punën. Duhet t’i themi JO Shqipërisë prapë në gropë, por PO në Europë. Llumi i kënetës së tyre do vërshojë me më tepër tërbim, për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Por, nuk do ia dalin”, tha Rama.

Një përgjigje Rama e kishte edhe për akuzat nga arratia të ish nr 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj.

Rinia dhe mbarë shqiptarët duhet t’i thonë “Jo” Shqipërisë në gropë dhe “Po” atdheut tonë në Europë, përfundoi mesazhin Edi Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement