Limaj: Klina duhet t'iu thotë JO atyre që s'treguan asgjë për katër vite qeverisje - Gazeta Express
string(79) "limaj-klina-duhet-tiu-thote-jo-atyre-qe-streguan-asgje-per-kater-vite-qeverisje"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 15:15

Limaj: Klina duhet t’iu thotë JO atyre që s’treguan asgjë për katër vite qeverisje

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 15:15

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka mbajtur një tubim në Klinë dhe ka thënë se kjo Komunë duhet t’i thotë jo mashtrimit dhe atyre që duan të përmbysin historinë.

“Klina duhet t’i thotë JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Klina është e vendosur për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit!

Pas disa javësh aktiviteti, qytetarët e Klinës dhe Kosovës kanë parë të gjitha subjektet politike, dhe dallimi ynë nga të tjerët është historia, krenaria dhe veprat. Është lista jonë e përbërë nga patriotë, intelektualë të rinj e të reja.

Klina duhet t’i thotë JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje.

Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve që e kaluara e tyre siguron të ardhmen.

Veteranët dhe invalidët kanë adresë, dhe ajo është në këtë koalicion, sepse për katër vite janë injoruar, nënçmuar dhe anashkaluar, prandaj, është koha për bashkim rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA 137☑️

Advertisement
Advertisement
Advertisement