Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu i është drejtuar mbështetësve të tij të mbledhur në Konventën e Partisë së Lirisë.
Meta lexoi premtimet elektorale me të cilat Partia e Lirisë do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit si dhe vijoi sulmet politike ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të SPAK.
“U rrëmbeva që ata të grabisin një mandat të katërt. Rama është betuar për të zhdukur në mënyrë antikushtetuese cdo gjyqtar me integritet që ka mbetur në gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që të mos ketë asnjë mendim pakice. Ndaj duhet të përqëndrohemi shumë fort në mënyrë që të mos kthehemi nga republikë parlamentare në ‘Duman Republikë’ ku afërmendsh për llogari të kreut të organizatës kriminale asgjësohet cdo gjyqtar I pavarur jo vetëm në gjykatë Kushtetuese por dhe kërcënohet cdo gjyqtar që ka kaluar vetingu.
Problemi kryesor në Shqipëri nuk është korrupsioni, krimi organizuar as elektoral. Këto janë pasojë. Problem kryesor është kapja për fyti e SPAK dhe sistemit të drejtësisë nga kryetari I organizatës kriminale. Nis nga zgjedhja me 69 vota e prokurorës së përgjithshme. Kapja e gjykatës Kushtetuese ka nisur prej 8 vitesh.
Një ambasador u përdor për të bërë deklaratë deligjituese për të cilën më pas kërkoi falje por pasi e kishte bërë me ndërgjegje të plotë“, tha Meta.
Gjithashtu Meta ka shpalosur programin e PL me 5 prioritete
‘Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Partia e lirë dhe shqiptarët do të mobilizohen do ti japim përgjigjen e merituar kësaj bande. PL e ka programin e saj një program konkret dhe ka përcaktuar 5 prioritet. Ne do ta ndalojmë shpopullimin duke garantuar paga të larta duke shumëfishuar bonusin e bebes. Duke ofruar 20 mijë euro grant për të rinjt që fillojnë biznes privat. Rritja e pagave është prioriteti ynë sepse 1.1 milionë shqiptar jetojnë në kushte të vështira. Po ashtu miratimi me ligj i pagës së 13. Ne do të garantojmë transport falas për pensionistët dhe do ti japim mbështetje të jashtëzakonshme arsimit“, tha më tej ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...