Një 25 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(72) "nje-25-vjecar-gjendet-i-vdekur-ne-nje-motel-ne-gjilan-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 11:59

Një 25 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 11:59

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, duke treguar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe kanë konstatuar vdekjen.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement