Abdixhiku: Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh - Gazeta Express
string(97) "abdixhiku-qytetaret-anekend-kosoves-po-tregojne-se-jane-rreshtuar-me-ldk-ne-per-ndryshimin-e-madh"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 10:49

Abdixhiku: Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 10:49

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Suharekë tha se qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit.

Sipas tij qytetarët janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

“Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se ata nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit! Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, prandaj ky mobilizim nuk është i rastësishëm – është fryma e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin, në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e shtëpi”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement