Gjenerali Rrahman Rama, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, i ftuar në Pressing në T7, ka komentuar qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ndaj veteranëve të UÇK-së, duke thënë kjo qeveri i ka fyer e ofenduar shumë ata, shkruan Gazeta Express.
Ai po ashtu ka theksuar si fyerje edhe bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit, me terroristin Milan Radoicic për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së.
‘‘Qaq shumë na kanë fy e ofendu, sidomos kjo qeveri, kemi një milion argumente sepse unë mendoj dhe besoj që edhe qytetarët e Kosovës e dinë. Por në qoftë se na këtë kategori të njerëzve, se na nuk mundemi me ia mohu dashtëm e s’dashtëm mundin e sakrificën që e ka dhonë, por në qoftë se edhe gjakun e derdhun nuk e respektojnë, ca kanë bë… veç le të më tregon dikush ça kanë bë për këto kategori. Ka shumë, na i kemi pa edhe në media, ti diskuton me dikë tjetër për një ligj për një pagë minimale, a ka fyerje më të madhe. Unë nuk besoj që për një njeri që ka qenë pjesë e luftës dhe ka dhënë mundin e djersen e tash me ardhë në pyetje me diskutu me një armik tonin për një pagë minimale, nuk do koment’’, ka deklaruar ai ndër tjerash në T7. /GazetaExpress
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...