string(88) "mashtrim-me-call-center-ne-tirane-nje-i-arrestuar-dhe-13-te-proceduar-ne-gjendje-te-lire"

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 20:02

Mashtrim me “Call Center” në Tiranë, një i arrestuar dhe 13 të proceduar në gjendje të lirë

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 20:02

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër mashtrimit me “call center”. Agjentët zbuluan një ambient në afërsi të rrugës së Elbasanit që përdorej për vjedhjen e qytetarëve europianë, përmes bursave fiktive.

Në pranga ka rënë administratori i “call center”, Riza Likollari, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 13 punonjës, mes tyre edhe të huaj.

Ndërkohë, sektori i Krimit Ekonomik sekuestroi pajisje kompjuterike, celularë dhe mjete të tjera që përdoreshin për t’u lidhur me klientët e huaj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 39 vjeç.

Shtetasi R. L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.