Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor në Kodrën e Trimave.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese! Pjesëmarrja juaj e madhe dhe entuziazmi juaj dëshmojnë se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se si i ri gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë.
“Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, ka përfunduar Daut Haradinaj.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...