MKRS-ja publikon listën e ndarjes së federatave, futbolli në kategorinë B - Gazeta Express
string(72) "mkrs-ja-publikon-listen-e-ndarjes-se-federatave-futbolli-ne-kategorine-b"

Sport

Gazeta Express

31/01/2025 18:49

MKRS-ja publikon listën e ndarjes së federatave, futbolli në kategorinë B

Sport

Gazeta Express

31/01/2025 18:49

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të premten ka publikuar listën e federatave të kategorizuara.

Federata e Xhudos së Kosovës është e para në listë me plot 112,26 pikë.

Në kategorinë A janë edhe volejbolli me 89 pikë dhe hendbolli me 86.8 pikë.

Federata me numrin më të madh të sportistëve, ajo e futbollit, është në kategorinë B, madje nuk është e para as në B.

E para në kategorinë B është Federata e Basketbollit me 84,3 pikë.

Federata e Futbollit është e dyta në kategorinë B me 83,5 pikë, ndërsa Federata e karatesë e treta me 80,5 pikë.

Në kategorinë C janë Federata e pingpongut me 73 pikë, e mundjes me 71,39 pikë dhe e boksit me 66,1 pikë.

Federatat tjera, duke përfshirë atë të atletikës, janë në kategorinë D.

Shumë federata kanë paralajmëruar ankesë, duke vlerësuar se meritojnë pozitë më të mirë.

Kategorizimin e bën Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, kurse përmes tij përcaktohet përkrahja financiare e shtetit për federatat sportive.

Kategorizimi shpesh përdoret edhe për të caktuar rejtingun e federatave sportive./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement