Al-Nassr e do yllin e Cityt me çdo kusht - Gazeta Express
string(40) "al-nassr-e-do-yllin-e-cityt-me-cdo-kusht"

Sport

Gazeta Express

31/01/2025 16:52

Al-Nassr e do yllin e Cityt me çdo kusht

Sport

Gazeta Express

31/01/2025 16:52

Al-Nassr raportohet se po bëhet gati për ta testuar Manchester Cityn me një ofertë për mesfushorin Mateo Kovacic. 

Sipas një raportimi nga The Sun, Al-Nassr e ka përcjellë nga afër Kovacic, duke shpresuar që ta shtojnë atë në ekipin e tyre. 

Sidoqoftë, përkundër interesimit të tyre nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të ‘Qytetarëve’ deri më tani. 

Pengesa e vetme që e komplikon një marrëveshje të mundshme është se City duhet të gjejë një zëvendësues të tij, para se ta lejojnë ish-lojtarin e Real Madridit të largohet. 

Teksa City në anën tjetër nuk po synon që ta largojë Kovacicin, ata në fakt po eksplorojnë mundësitë për ta përforcuar mesfushën e tyre. 

Klubi ka shprehur interesim për transferimin e Douglas Luiz nga Juventusi, por negociatat për një marrëveshje huazimi kanë ngecur shkaku i mosmarrëveshjeve mes dy klubeve. 

Fillimisht, Al-Nassr kishte bërë përpjekje për transferimin e Kovacic para mbylljes së afatit kalimtar veror, por ata kishin plotësuar kuotën e lojtarëve të huaj në ekip, gjë që ua pamundësoi transferimin e reprezentuesit kroat. 

Raportimet e fundit bëjnë me dije se gjiganti arab po përgatit një ofertë prej 140 milionë eurosh për t’u përforcuar me lojtarë nga Liga Premier, ku tashmë është bërë e ditur se kanë përfunduar transferimin e sulmuesit Jhon Duran nga Aston Villa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement