Ka përfunduar në GJKKO seanca për Sali Berishën.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se seanca e radhës do të jetë më 5 shkurt, ora 09:00.
Ditën e sotme ka përfunduar mbrojtja e Jamarbër Malltezit.
Një vit më parë Sali Berisha refuzoi të zbatojë vendimin e gjykatës që caktoi ndaj kryetarit të PD masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Për këtë arsye SPAK-u kërkoi ashpërsim të masës së sigurisë dhe lideri i opozitës Sali Berisha u izolua në shtëpi përreth 11 muaj.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...