"Ky ishte një betim", Bedri Hamza për tubimin madh në Mitrovicë: Do të jem i nderuar të jem kryeministri juaj dhe i gjithë qytetarëve - Gazeta Express
string(129) "ky-ishte-nje-betim-bedri-hamza-per-tubimin-madh-ne-mitrovice-do-te-jem-i-nderuar-te-jem-kryeministri-juaj-dhe-i-gjithe-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 20:52

“Ky ishte një betim”, Bedri Hamza për tubimin madh në Mitrovicë: Do të jem i nderuar të jem kryeministri juaj dhe i gjithë qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 20:52

“Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, në këtë mënyrë kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka përshkruar tubimin masiv në Mitrovicë.

Ai tha se është i nderuar që është banorë i kësaj komune e që i ka shërbyer asaj si kryetar.

Kështu, ai ka thënë se do të jetë kryeministër i të gjithëve.

“Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, ka thënë Hamza. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement