Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Janullatos - Gazeta Express
string(71) "kuvendi-i-shqiperise-mban-1-minute-heshtje-per-kryepeshkopin-janullatos"

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 17:52

Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Janullatos

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 17:52

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje në nisje të seancës plenare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Sot në Tiranë u krye shërbesa e përcjelljes së Kryepeshkopit. Duke i shprehur në emër të Kuvendit të  Shqipërisë ngushëllimet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë për këtë humbje të madhe dhe në shenjë nderimi e mirënjohjeje për trashëgiminë e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së tij Anastas ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos u nda nga jeta. Nuk do e kemi më mes nesh atë që me vizionin, erudiconin, dijet, vullnetin dhe vendosmërinë e tij në kushte të mungesave e vështirësive, gjatë më tepër se 3 dekadave ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Ai frymëzoi dhe mbështeti besimtarët ortodoksë me besimin në Zot, me ndjenjat e dashurisë, respektit, tolerancës dhe solidaritetit. Përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve ortodoksë shqiptarë, me dijet, aftësitë dhe përkushtimin për të konsoliduar dhe vazhduar misionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht besimit dhe përkatësisë fetare” , shtoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement