Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata lë në burg Safet Gjicin - Gazeta Express
string(69) "kerkoi-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-gjykata-le-ne-burg-safet-gjicin"

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 11:36

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata lë në burg Safet Gjicin

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 11:36

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish kryebashkiaku i Kukësit kishte kërkuar që ta kryente pjesën tjetër të dënimit në shtëpi me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore.

Apeli i GJKKO e dënoi Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg për skandalin seksual në zyrën e tij, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 3 vite.

Apeli i Posaçëm prishi vendimin e shkallës së parë për Gjicin, që përveç se i rriti dënimin edhe më një vit, ndryshoi edhe veprën penale nga ajo e shpërdorimit të detyrës në korrupsion pasiv.

Advertisement
Advertisement
Advertisement