Rrahman Rama pranon mbështetje nga shokët e luftës në Prishtinë - Gazeta Express
string(63) "rrahman-rama-pranon-mbeshtetje-nga-shoket-e-luftes-ne-prishtine"

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/01/2025 22:44

Rrahman Rama pranon mbështetje nga shokët e luftës në Prishtinë

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/01/2025 22:44

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim të veçantë me shokët e tij të luftës mbrëmë në Prishtinë. Takimi, i përshkruar si emocional dhe i rëndësishëm, përforcoi angazhimin e tij politik.

“Kalova një mbrëmje të paharrueshme me shokët e luftës në Prishtinë. Rikthyem kujtimet e kohëve të vështira dhe ndamë momente të veçanta. Gara ime politike merr një kuptim më të thellë kur përkrahem nga këta burra që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë,” u shpreh Rama.

Simboli i UÇK-së ishte i pranishëm gjatë kësaj mbrëmjeje, duke rikujtuar sakrificat dhe kontributin për lirinë e Kosovës.

Rrahman Rama synon të përfaqësojë qytetarët me përkushtim dhe ta çojë përpara vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement