Abdixhiku nga tubimi  në Prizren: Gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer ndaj LDK-së - Gazeta Express
string(84) "abdixhiku-nga-tubimi-ne-prizren-gjetem-brohoritjet-e-besimit-te-rikthyer-ndaj-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 20:34

Abdixhiku nga tubimi  në Prizren: Gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer ndaj LDK-së

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 20:34

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar mobilizimin e saj në terren, duke mbajtur një tubim masiv në Prizren. Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Abdixhiku e cilësoi Prizrenin si “djepin e Lidhjes” dhe tha se entuziazmi i qytetarëve konfirmon “momentumin e pamohueshëm.”

“PRIZRENI DJEP I LIDHJES!✌️ Në Prizrenin e historisë, traditës dhe trashëgimisë – gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer qytetar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga Prishtina në Ferizaj, nga Peja në Gjakovë, dhe në çdo qytet dhe fshat rreth Kosovës, dhe sonte këtu në Prizren – momentumi i LDK-së është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këto nuk janë tubime të zakonshme, por janë manifestimet e një lëvizjeje në rritje! Një lëvizje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, për ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë jetë më të mirë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai theksoi se qytetarët e Prizrenit nuk presin ndryshimin, por duan ta udhëheqin atë.

“Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve të njëzëshme, shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Prizreni nuk e pret ndryshimin të vijë – ai don ta udhëheqë atë!” – tha ai.

Abdixhiku bëri të ditur se para qytetarëve prezantoi programin e tij politik “Rruga e Re”, të cilin e cilësoi “program vizionar” për transformimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Prandaj, edhe në Prizren fola për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Fola për projektet ambicioze në programin tonë vizionar ‘Rruga e Re’, i cili do ta transformojë jetën e secilit qytetar në Kosovë dhe të cilin do ta realizojmë me ekipin tonë të përbërë nga profesionistë të përkushtuar e të vendosur.” – tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement