Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i cili garon më numër 97 në listën zgjedhore për deputet në Kuvendin e Kosovës, është takuar me një grup të rinjsh, para të cilëve është zotuar se të rinjt në biznes do të mbështetën nga Fondi i Garantimit të Kredive të Kosovës.
Lajçi ka thënë se studentët e mbajtën fjalën me 1 Tetor 1997 dhe i’a ka bashkangjitur postimit të tij fotografi nga përleshjet e studentëve me forcat serbe.
“Bashkëbisedim me studentë dhe studente, të rinj, e te reja. Me 1 Tetor 1997 studentët mbajtën fjalën. Në programin zgjedhor të kandidatit për Kryeminister z.Hamza studentëve i’u ofrojmë bursa në vlere prej 25 milion eurosh. Ndërsa, rinisë që duan të merrënn me veprimtari bisnesore mbështetje nga Fondi i Garantimit të Kredive të Kosovës”, u shpreh Lajçi.
Pamje KËTU