Promovimi i librit “Lugina e lumit Issa" i autorit polak Czesław Miłosz - Gazeta Express
string(69) "promovimi-i-librit-lugina-e-lumit-issa-i-autorit-polak-czeslaw-milosz"

Arte

Gazeta Express

29/01/2025 14:33

Promovimi i librit “Lugina e lumit Issa” i autorit polak Czesław Miłosz

Arte

Gazeta Express

29/01/2025 14:33

Të enjten më 30 janar 2025, do të promovohet romani “Lugina e lumit Issa”, i autorit polak Czesław Miłosz. Eventi mbahet në librarinë Dukagjini prej orës 18:00.

“Lugina e Lumit Issa” i autorit Czeslaw Milosz, pjesë e kolanës “Effugium” – Evropa Kreative”, është një nga romanet më të dalluara për fëmijërinë dhe adoleshencën e autorit. Libri u shkrua nga Miłosz në mërgim dhe u botua për herë të parë në Paris në vitin 1955. Romani “Lugina e Lumit Issa” është një udhëtim i Miłoszit në fëmijërinë e tij si dhe një krijim imagjinar i një vendi mitik të kufizuar nga lumi Issa, brigjet e të cilit u referohen brigjeve të lumit Niewiaż në jetën reale, ku Miłoszi e ka kaluar fëmijërinë e tij.

Czesław Miłosz ka qenë poet, prozator dhe përkthyes polak, i lindur më 30 qershor 1911, në një fshat kufitar të Lituanisë. Miłosz ishte një figurë e shquar në letërsinë e shekullit të 20-të dhe laureat i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1980. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të shkruante deri në vdekjen e tij, në vitin 2004.

Ky roman është përkthyer nga Romeo Çollaku. Në promovimin që do të moderohet nga Liridona Bytyçi për Czesław Miłoszin do të flasim me profesorin e filozofisë Blerim Latifi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement