Sipas njohësit të ekonomisë, Shenoll Muharremi, Fushë Kosova “është një nga komunat që ka gjasa të ketë rritje dramatike të numrit të votuesve për shkak të rritjes së numrit të banorëve (përjashtim si rast).”
Ai parashikoi rreth 25 deri në 28 mijë votues potencialë në këtë komunë, në një dalje të përgjithshme prej rreth 830 mijë votues në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia me potencialin më të madh të rritjes në Fushë Kosovë, duke krahasuar me nivelin e saj në vitin 2021, ka analizuar ai.