Komplikohen marrëdhëniet Amorim – Rashford, dyshja tashmë nuk flasin me njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(82) "komplikohen-marredheniet-amorim-rashford-dyshja-tashme-nuk-flasin-me-njeri-tjetrin"

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 19:49

Komplikohen marrëdhëniet Amorim – Rashford, dyshja tashmë nuk flasin me njëri-tjetrin

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 19:49

Marrëdhënia e Ruben Amorimit me Marcus Rashford është përkeqësuar deri në atë pikë sa trajneri i Manchester United nuk komunikon më drejtpërdrejt me lojtarin, përveçse kur i drejtohet të gjithë skuadrës, shkruan The Guardian.

Pavarësisht stërvitjes me ekipin e parë, Rashford është paraqitur në vetëm një ndeshje që nga mesi i dhjetorit, ku ishte zëvendësues , por nuk u fut fare në lojë.

Komentet e Amorimit pas fitores në Fulham zbuluan qëndrimin e tij, duke deklaruar se ai do të zgjidhte më mirë trajnerin e portierëve Jorge Vital sesa një lojtar që nuk po jep gjithçka.

Kjo vërejtje erdhi si përgjigje ndaj pyetjeve në lidhje me rikthimin e mundshëm të Rashford në formacion.

Rashford ka shprehur më parë dëshirën për një ‘sfidë të re’ dhe si ai ashtu edhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes gjatë afatit kalimtar aktual.

Megjithatë, me më pak opsione në dispozicion, mbetet e pasigurt nëse sulmuesi do të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë në ditët e fundit të afatit kalimtar. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement