Tubimi në Istog, Limaj godet Kurtin: Vuan nga kompleksi i së kaluarës, me Kosovën fituese vendi kthehet drejt zhvillimit - Gazeta Express
string(117) "tubimi-ne-istog-limaj-godet-kurtin-vuan-nga-kompleksi-i-se-kaluares-me-kosoven-fituese-vendi-kthehet-drejt-zhvillimit"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 19:30

Tubimi në Istog, Limaj godet Kurtin: Vuan nga kompleksi i së kaluarës, me Kosovën fituese vendi kthehet drejt zhvillimit

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 19:30

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë në tubim elektoral në Istog.

Ai ka thënë se Istogu e Dukagjini janë vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA.

E Limaj për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se vuan nga kopleksi i së kaluarës.

“Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA! Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit”.

“Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit. Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, ka shkruar Limaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement