Fjalët që i tha Gërvalla në Deçan, Zafir Berisha: Për këta, UÇK-ja që s'është e gjallë janë të mirë - Gazeta Express
string(95) "fjalet-qe-i-tha-gervalla-ne-decan-zafir-berisha-per-keta-uck-ja-qe-seshte-e-gjalle-jane-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 18:03

Fjalët që i tha Gërvalla në Deçan, Zafir Berisha: Për këta, UÇK-ja që s’është e gjallë janë të mirë

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 18:03

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për deklarimet e bashkëkryetares së GUXO, Donika Gërvalla, të bëra në Deçan ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Berisha ka thënë se një diskurs i tillë është “serbosllav”.

“S’deshta me u fut në këtë temë, por ky diskurs serbosllav kundër UÇK-së është tash e 20 vjet. Ka kulmuar 2020-2021 nga sekti në pushtet”, ka thënë Berisha në FRONTAL të T7.

Ai ka thënë se për pushtetin aktual, është e mirë UÇK-ja që s’është e gjallë, ndërsa UÇK që është e gjallë cilësohen “bashkëpuntor të Serbisë”.

“Për këta, UCK që s’është e gjallë është e mirë, kjo UCK që është e gjallë janë bashkëpunëtor të Serbisë sipas ministres së Albin Kurti. Kjo s’bëhet rassisht”, ka deklaruar Zafir Berisha./GazetaExpress/