Nuk ka rëndësi se sa shumë e sa shpesh Vinicius Junior dhe trajneri, Carlo Ancelotti bëjnë me dije se braziliani është i lumtur te Real Madridi, Arabia Saudite refuzon të ndalet.
Interesimi i saj për Viniciusin ishte zbuluar verën e kaluar, me kampin e Vinicius Junior që ka mbajtur bisedime me sauditët në gusht e dhjetor të vitit të kaluar.
Viniciusi ka insistuar sa herë se është i lumtur në Real Madrid, dhe se dëshiron të vazhdojë të shkruajë histori në klub.
Këtë e ka konfirmuar edhe Carlo Ancelotti, me italianin që ka thënë se vetë braziliani ia ka thënë këtë gjë.
24-vjeçari ka kontratë me “Los Blancos” deri në verën e vitit 2027, derisa ende s’është marrë vesh me klubin spanjoll për një kontratë të re.
Megjithatë situata e kontratës së Viniciusit te Real Madridi vetëm se do të inkurajojë sulmin nga Arabia Saudite, me Al-Ahli që është klubi më i interesuar në shërbimet e tij.
Oferta e klubit saudit në drejtim të Real Madridit do të ishte 300 milionë euro, teksa Viniciusi do të përfitonte 200 milionë euro në vit, në një kontratë pesë vjeçare.
Do të ishte kontrata e parë miliardëshe në futboll, me koston totale që do të ishte 1.3 miliarde euro. Vinicius do të bëhej po ashtu ambasador i Arabisë Saudite për Kupën e Botës të vitit 2034.
Qëndrimi i Real Madridit për këtë situatë është ashtu siç parashikohet, nuk dëshirojnë që Vinicius të largohet, vetëm nëse klubi saudit paguan klauzolën e lirim prej 1 miliard euro.
Megjithatë, “Diario AS” ka gjetur një lëvizje në qëndrimin e Real Madridit. Nëse Vinicius kërkon të largohet nga klubi, atëherë Real Madridi do të ulet të bisedojë me Arabinë Saudite.
Është e vështirë të imagjinosh Real Madridin duke humbur një nga figurat kyçe të tij, taman në kulmin e tij të karrierës.
Thënë kjo, Real Madridi ka po ashtu në skuadër edhe Kylian Mbappen e Rodrygon, duke e gjetur vetën në një situatë unike./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...