Mbërrin arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas në Tiranë, besimtarët bëjnë homazhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” - Gazeta Express
string(110) "mberrin-arkemorti-i-kryepeshkopit-anastas-ne-tirane-besimtaret-bejne-homazhe-ne-katedralen-ngjallja-e-krishtit"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 17:14

Mbërrin arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas në Tiranë, besimtarët bëjnë homazhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 17:14

Qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për të nderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta të shtunën. Arkëmorti i hapur i Kryepeshkopit, i mbajtur nga klerikë ortodoksë, mbërriti në Katedrale pasi ishte nisur të hënën në mëngjes prej Katedrales së Athinës.

Gjatë rrugës, arkëmorti u ndal në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare. Homazhet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten në orën 11:00.

A2 CNN shkruan bëjnë me dije se në homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marrin pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me 5 ministra grekë.

Mbërrin arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas, besimtarët në lot

Gjithashtu, pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit; përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë; delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani; përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare; Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros; përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement