Michael Oliver pranon se para referimit kishte luajtur për dy klube të Premierligës - Gazeta Express
string(83) "michael-oliver-pranon-se-para-referimit-kishte-luajtur-per-dy-klube-te-premierliges"

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 16:45

Michael Oliver pranon se para referimit kishte luajtur për dy klube të Premierligës

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 16:45

Michael Oliver ka luajtur për dy klube të Premierligës në grupmoshat e reja, para se të bëhej një gjyqtar.

39-vjeçari është pjesë e “PGMOL Select Group” që nga viti 2010, derisa u bë pjesë e listës së Elitës së UEFA-s më 2018.

Ai ka referuar në ndeshjet të mëdha në Ligën e Kampionëve, në Kampionatin Europian e në Kupën e Botës, duke arritur ta ndërtojë një reputacion si një nga gjyqtarët më të mirë anglez.

I lindur në Ashington, emri i Michael Oliver ka qenë i përmendur në titujt e çdo mediumi në Angli, për vendimin e tij kontrovers, pasi e ndëshkoi me të kuq Myles Lewis-Skelly në fitoren e Arsenalit prej 1-0 ndaj Wolverhampton.

Vendimi – i cili pretendon se Lewis-Skelly ka shkaktuar ndëryrje serioze në lojtarin e Wolves, Matt Doherty afër zonës së rrezikshme të këtyre të fundit – është kritikuar nga shumë ish-lojtarë, analistë të futbollit, madje edhe nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili pas ndeshjes u duk shumë i zemëruar.

Larg ndarjes së drejtësisë së ndeshjeve, 39-vjeçari është tifoz i flaktë i Newcastle Unitedit, që do të thotë se ai nuk mund të gjykojë një ndeshje që i përfshinë “Magpies”, rivalët e tyre, Sunderlandin, ose ndonjë ekip që lidhet me Newcastle – si përshembull, nëse ai ekip dhe Neëcastle janë në një betejë për të mbetur në ligë ose për ta fituar atë, në fazën e fundit të sezonit.

Oliver është rritur në Northumberland, aty ku ka tentuar të shkojë rrugës për t’u bërë një futbollist profesionist, para se t’i hynte rrugës së gjyqtarit, pasi edhe babai i tij ishte një i tillë.

Në një intervistë me “Darlington College” më 2019, ai zbuloi se pse e zgjodhi referimin dhe po ashtu bëri me dije dy klube të Premierligës, që ai kishte luajtur në nivelin e juniorëve.

Ai spjegoi: “Isha duke luajtur për Sunderlandin dhe Newcastle (kur isha i ri). Kisha talent. Më pëlqenin të gjitha, përveç punës së madhe që duhej të bëja si lojtar. Kjo ndoshta ishte arsyeja kryesore që nuk mund të arrij të bëhem lojtar”.

“Ndeshja ime e parë ishte në Ligën Veriore – liga më e mirë e nivelit “non-league” – ishte në vitin 2003, kur isha 18-vjeçar”, tha ai.

Derisa Newcastle është duke ‘fluturuar’ në Premierligë, Sunderland aktualisht është në betejër për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez, duke zënë vendin e katërt në Championship./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement