Programi i Kinemasë së Zgjeruar për këtë muaj shfaq filmin e fundit në Kino Lumbardhi më 29 janar prej orës 20:00.
Në muajin janar programi është fokusuar në filma të cilët janë censuruar dhe ndaluar në vende të ndryshme të botës, për shkaqe të ndryshme politike, shoqërore apo kulturore.
Të mërkurën do të ndjekim një ndër filmat e parë të vendosur në listën e zezë nga Hollywood në vitin 1954 e sot është një ndër filmat klasikë të kinemasë feministe.
Ne do të ndjekim revoltën, e cila është bazuar në ngjarje të vërteta të zhvilluar nga punëtorët meksikano-amerikane në një minierë zinku në New Mexico. Kjo protestë vjen me kërkesa për trajtim të dinjitetshëm, paga të barabarta dhe respekt. Kur kërkesat për ndaljen e këtyre përpjekjeve theksohet, gratë marrin përsipër ta zhvillojnë këtë betejë me shumë furi dhe vendosshmëri.