Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se opozita do të zhvillojë protestën e radhës me datën 8 shkurt.
Ai u shpreh se kjo do të jetë protesta më e madhe kombëtare që ka njohur gjithë Shqipëria.
“Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral”, u shpreh Berisha.
“Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, tha Berisha.