Miftaraj fton VV-në të mos viktimizohet për vota: E keni krejt shtetin në dorë, po ecni me truproje e xhipa - Gazeta Express
string(105) "miftaraj-fton-vv-ne-te-mos-viktimizohet-per-vota-e-keni-krejt-shtetin-ne-dore-po-ecni-me-truproje-e-xhipa"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 14:12

Miftaraj fton VV-në të mos viktimizohet për vota: E keni krejt shtetin në dorë, po ecni me truproje e xhipa

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 14:12

Ehat Miftaraja nga IKD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, pavarësisht se kanë gjithë pushtetin dhe aparaturën shtetërore në duar, përsëri po viktimizohen.

Miftaraj ka shkruar në “facebook” se po enden me vetura të blinduara e me derivate të paguara me paratë e shtetit, përfshirë edhe ato të qytetarëve nga Drenica, Mitrovica, Llapi e qytetet tjera të Kosovë.

“VViktimizim. Mos u frikoni o trima se krejte aparaturen shteterore e keni ne duar.   

Plus po endeni me makina te blinduara, me derivate qe paguhen nga buxheti i Kosoves, perfshire nga buxheti dhe financat e qytetareve te varfer nga Drenica, Mitrovica, Llapi e qytetet tjera te Kosoves.

Rroga e majme iu del ne fund te muajit.Edhe ne pushtet, edhe te rrethuar nga mbrojtja e aferte e Policise edhe mu VIKTIMIZU nuk shkon.Rune shneten, KURSE pushtetin dhe votat duhet me i fitu me pune te ndershme e jo me intriga e etiketime”, ka shkruar Miftaraj.