BE bën thirrje për dialog, mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore në Serbi pas dorëheqjes së Vuçeviqit - Gazeta Express
string(119) "be-ben-thirrje-per-dialog-mbeshtet-te-drejten-per-te-protestuar-ne-menyre-paqesore-ne-serbi-pas-doreheqjes-se-vuceviqit"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 14:08

BE bën thirrje për dialog, mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore në Serbi pas dorëheqjes së Vuçeviqit

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 14:08

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje sot pas protestave mbarëkombëtare të cilat nisën pas shembjen vdekjeprurëse të një tende stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Vuçeviq tha se ai e kishte marrë vendimin “për të shmangur komplikimin e mëtejshëm të gjërave” dhe në mënyrë që “të mos ngrinte më tej tensionet në shoqëri”.

Pas këtij zhvillimi në Serbi ka reaguar BE, e cila i bëri thirrje aktorëve politikë për përmbajtje nga përshkallëzimi i tensioneve.

Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së, Guillaume Mercier, tha se nuk do të komentojnë “konkretisht këtë dorëheqje pasi kjo është çështje e politikës së brendshme”, tha ai duke shtuar se liria e tubimit është “një e drejtë themelore e cila duhet të mbrohet dhe të ushtrohet në mënyrë paqësore, dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe rendit publik”.

“Ne nuk do të spekulojmë për një qeveri të ardhshme. Ajo që mund të them është se padyshim ne inkurajojmë të gjithë aktorët politikë që t’i kthehen dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve”.

Mercier tha se BE ishte “e shqetësuar për incidentet kundër demonstruesve” dhe përsëriti se “autoritetet duhet të mbrojnë pjesëmarrësit nga dëmtimi ose dhuna”, duke kujtuar se këto vlera janë “në thelb të Bashkimit Europian dhe të cilat BE pret që të gjitha vendet kandidate të përqafojnë”.

Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Por raporti i fundit i progresit vuri në dukje një sërë çështjesh, duke thënë se grupet e shoqërisë civile “operojnë në një mjedis të vështirë” me “sulme verbale dhe fushata shpifjesh …, përfshirë nga zyrtarë të nivelit të lartë” dhe se “korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement