Vjosa është një nga klubet më të organizuara në futsallin kosovar, ndërsa në këtë sezon po i pretendon pozitat e para dhe trofetë.
Klubi nga Komuna e Shtimes aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës në futsall, më 18 pikë, aq sa i kanë edhe Drenica e Mabetexi.
Vjosa ka qenë aktive në afatin kalimtar të janarit duke i sjell deri tash pesë lojtarë, tre nga Venezuela dhe dy nga Maqedonia e Veriut.
Jesus Chavela Vidal, Jesus Rivas dhe Alexander Moreno janë lojtarët cilësorë të afruar nga vendi jug-amerikan.
Lojtarët që vijnë nga ky vend shpesh kanë treguar kualitet të lartë në futsallin kosovar.
Po ashtu është afruar portieri i talentuar meqedonas, Antonio Petrovski dhe talenti tjetër, po ashtu nga shteti fqinj, Mario Blagojevski.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...