Limaj: Autostrada e Gjilanit është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve dhe ne do ta përfundojmë - Gazeta Express
string(103) "limaj-autostrada-e-gjilanit-eshte-projekt-strategjik-per-lidhjen-e-shqiptareve-dhe-ne-do-ta-perfundojme"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 19:48

Limaj: Autostrada e Gjilanit është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve dhe ne do ta përfundojmë

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 19:48

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Anamoravë për katër vite nuk kishte “asnjë projekt, asnjë punë, vetëm shpifje dhe mashtrime”.

Prandaj, Limaj pohon se “Ekipa e Anamoravës që është në listën tonë është më e mira, kjo ekip ka veçVEPRA, dhe Kosova ka nevojë për personalitete të tilla”.

Ai tha se “Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese”.

Gjithashtu zotohet se do të përfunojë punimet e autostradës së Gjilanit.

“Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe ne do ta përfundojmë”, shprehet Limaj.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement