Xhelili premton zyrë për qytetarët e Gjilanit: Do të jem zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv - Gazeta Express
string(96) "xhelili-premton-zyre-per-qytetaret-e-gjilanit-do-te-jem-zeri-me-besnik-dhe-perfaqesuesi-me-aktiv"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 12:51

Xhelili premton zyrë për qytetarët e Gjilanit: Do të jem zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 12:51

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili ka premtuar një zyrë për qytetarët, nëse ai zgjidhet deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Xhelili thotë se kjo zyrë do të hapet në Gjilan, dhe krahas kësaj ai premton se do të jetë zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv për kërkesat e qytetarëve e projektet e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës.

“Të dashur qytetarë dhe votues, ju premtoj se do të jem zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv për kërkesat e qytetarëve e projektet e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës”.

Ai premton se çdo problem i secilit banor nga Gjilani, do të adresohet në Kuvend dhe komisionet përkatëse parlamentare.

“Do ta keni zyren e hapur në Gjilan, sapo të fitoj ulësen si deputet dhe jeni të mirëseardhur të vini për çdo shqetësim, ide e kërkesë që keni. Më jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përkushtim”.

VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅

Voto Bedri Hamza1️⃣✅

Voto Memli Krasniqi2️⃣✅

Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅

Advertisement
Advertisement
Advertisement