Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Eduart Lamin që u arrestua dy ditë më parë, pas kontrolleve te ushtruara për vrasjen e Lulzim Vishes.
Në disa ambiente në pronësi të Lamit dhe kushëririt te tij Ervis Lami që u shpall ne kërkim, policia gjeti një arme zjarri si dhe municione.
Ndaj Lamit rendon akuza e armëmbajtjes pa leje.Kujtojmë se Lulzim Visha u gjet i vrarë brenda makinës së punës më 24 janar 2025 nga një banor i zonës.Viktima, i cili punonte në një postë private, ishte nisur për në punë dhe është qëlluar 200 metra larg banesës së tij.
Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes, arriti të gjente 12 gëzhoja në automjetin ku ndodhej viktima.