Do ngjarje në Kosovë, ca në Shqipni, plus rekomandime çka me këqyr e çka me lexu diçka fresh – dhe ja edhe një Monday Marks për këtë fundjavë, fundmuaj dhe fillimvit!
Fundi i janarit osht tradicionalisht koxha i vështirë për skenën e kulturës. Rrogat hala s’kanë dalë, shpenzimet për tre-katër netë të Vitit të Ri na rrxojnë për toke, plus kohë fushate zgjedhjes politike dhe fushatë zgjedhjes bigbrothërore.
Por nuk ju lojmë pa rekomandime t’mira, tu ja nisë prej një përvjetori të randësishëm të Ismail Kadares në Gjirokastër. Orkestra e Filharmonisë nisë ciklin e koncerteve për 25-vjetorin e themelimit, me mysafirë flautistët Andrea Griminelli dhe Venera Mehmetagaj – Kajtazi.
Qendra Multimedia sjell një lexim skenik në teatrin ODA me aktorët Flaka Haliti e Adrian Morina, ndërsa kino Lumbardhi ka program të veçantë filmash, ndërsa libraria Dukagjini organizon festivalin e librit BookFest.
Anej kufinit, në Tiranë ka ekspozitë retrospektive të Klement Zoraqit, e në Tropojë një festival pak ma i veçantë me flija e muzikë elektronike me mysafire Oda Halitin.
Këto ditë ka dalë në shitje edhe një çift librash dedikum historisë së Prishtinës, ndërsa gjatë netëve të ftohta e pak të mërzitshme, jemi kënaq edhe me sezonin e ri të serialit televiziv ‘Queer Eye’ në Netflix.
S’osht keq (për fund të janarit)?
Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link:
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...