Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Lulëzim Vishës.
Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit.
Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e Lamit për të bërë më pas krahasimin.
Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës, raporton news 24. Ndërkohë kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha.