Muhaxheri: Humbje e madhe për Pejën vdekja e tre anëtarëve të familjes Gashi në aksident - Gazeta Express
string(87) "muhaxheri-humbje-e-madhe-per-pejen-vdekja-e-tre-anetareve-te-familjes-gashi-ne-aksident"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 0:00

Muhaxheri: Humbje e madhe për Pejën vdekja e tre anëtarëve të familjes Gashi në aksident

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 0:00

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, konfirmon se tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel të Skenderajt, janë nga Peja.

Muhaxheri tha se “kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”.

Ai shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe të afërmit e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne.

Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre.

Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda.

Deklaratën e policisë për aksidentin mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Policia informoi se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, përfundoi me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej të lënduarve zyrtarë policorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement