Ronaldo arrin golin e 920-të në karrierë - Gazeta Express
string(40) "ronaldo-arrin-golin-e-920-te-ne-karriere"

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 20:08

Ronaldo arrin golin e 920-të në karrierë

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 20:08

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 920 në karrierën si futbollist profesionist, dhe të 14-tin e edicionit aktual në Arabinë Saudite.

Ai shënoi për 3:1 në minutën e 87-të ndaj Al Fateh, në ndeshjen e xhiros së 17-të.

Me këtë gol, Ronaldo tashmë është vetëm 80 gola larg shifrës prej 1000 golave të shënuar në karrierë.

Superylli portugez është pjesë e Al-Nassr që nga dhjetori i vitit 2022, derisa më herët në Europë ka luajtur për Real Madridin, Manchester Unitedin, Juventusin dhe Sportingun e Lisbonës.