Lukashenko pritet të fitojë mandatin e shtatë në një proces zgjedhor që opozita në Bjellorusi e cilëson farsë - Gazeta Express
string(109) "lukashenko-pritet-te-fitoje-mandatin-e-shtate-ne-nje-proces-zgjedhor-qe-opozita-ne-bjellorusi-e-cileson-farse"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 16:21

Lukashenko pritet të fitojë mandatin e shtatë në një proces zgjedhor që opozita në Bjellorusi e cilëson farsë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 16:21

Presidenti autoritar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko pritet të jetë fitues i zgjedhjeve që po mbahen sot, duke zgjatur qëndrimin e tij në pushtet, prej më shumë se 3 dekadash, në një proces zgjedhor që është refuzuar nga opozita, e cila e ka cilësuar atë një farsë.

Zoti Lukashenko, 70 vjeç, pritet të fitojë mandatin e tij të shtatë, 5-vjeçar, pas një fushatë, ku 4 kandidatët e tjerë formalë kanë lavdëruar qeverisjen e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kanë cilësuar të manipuluara zgjedhjet e së dielës, për shkak të shtypjes ndaj kundërshtarëve politikë të Presidentit Lukashenko dhe ndalimit të medias së pavarur.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Svetlana Tikhanovskaya dhe politikani i opozitës Pavel Latushko ecin ndërsa anëtarët e diasporës bjelloruse mbajnë një flamur historik bjellorus 330 metra, të ndaluar në Bjellorusi, gjatë një tubimi në Varshavë. 26 janar, 2025
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Svetlana Tikhanovskaya dhe politikani i opozitës Pavel Latushko ecin ndërsa anëtarët e diasporës bjelloruse mbajnë një flamur historik bjellorus 330 metra, të ndaluar në Bjellorusi, gjatë një tubimi në Varshavë. 26 janar, 2025

Alexander Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994 dhe e ka drejtuar me dorë të hekurt vendin me 9 milionë banorë. Ai mbështetet tek përkrahja financiare dhe politike e Rusisë.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko voton në Minsk, Bjellorusi. 26 janar, 2025
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko voton në Minsk, Bjellorusi. 26 janar, 2025

Kritikët e zotit Lukashenko, të cilët janë burgosur ose ndodhen në mërgim, i cilësojnë zgjedhjet si një farsë, duke i përshkruar si të ngjashme me ato të vitit 2020, pas së cilave pati muajsh të tëra protestash të pashembullta në historinë e vendit.

Zoti Lukashenko i lejoi Moskës të përdorte territorin e Bjellorusisë për të kryer sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainë në vitin 2022 dhe në Bjellorusi janë vendosur gjithashtu përkohësisht disa armë taktike bërthamore të Rusisë. /VOA

Advertisement
Advertisement
Advertisement